Please enter at least 3 characters.

Valverde thotë se Barca duhet të ketë kujdes nga Rayo

2019/03/valverde.jpg
129:"Barcelona manager Ernesto Valverde during the UEFA Champions League round of sixteen, first leg match at Stamford Bridge, London.
20:"PA Archive/PA Images

Bosi i Barcelonës, Ernesto Valverde, ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij se ndeshja e të shtunës ndaj Rayo Vallecanos nuk është e lehtë.

Rayo që po lufton për mbijetesë ka pesë ndeshje radhazi me humbje dhe udhëtojnë në Camp Nou te Barca që ka humbur vetëm dy herë këtë edicion.

Barca është afër që të sigurojë titullin, por Valverde nuk po merr asgjë si të garantuar.

"Gjëja e vështirë është se në secili ekip në La Liga mund ta mposhtë secilin ekip. Tri pikë në këtë kampionat këtë ditë janë vështirë të fitohen".

"Ne po shkojmë në fund të sezonit dhe kështu do të jetë edhe më vështirë".

"Të gjitha ekipet luftojnë për titull, për mbijetesë ose për një vend në Evropë".

"Është e vërtetë se Rayo ësht ënë pozitë të vështirë, opr mos të harrojmë, se në fund të sezonit ekipet marrin shumë pikë dhe dinë të befasojnë", deklaroi Valverde. /Telegrafi/