Please enter at least 3 characters.

Valverde po i largon 11 lojtarë nga Barcelona

2019/06/valverdee.jpg
246:"SEVILLE, SPAIN - MAY 25: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona looks on during the Spanish Copa del Rey match between Barcelona and Valencia at Estadio Benito Villamarin on May 25, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit pritet që shumë lojtarë të largohen nga Barcelona.

Skuadra spanjolle u eliminua nga gara më e madhe e futbollit në gjysmëfinale nga Liverpooli, ndërsa në finales së Kupë së Mbretit nga Valencia.

Barça arriti ta fitonte titullin kampion në La Liga, mirëpo prioriteti kryesor i tyre ishte Liga e Kampionëve, ndërsa në verë po planifikon që t’i largojë deri në 11-të lojtarë.

Skuadra e Barcelonës (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Thomas Vermaelen, Jeison Murillo, Kevin-Prince Boateng, Jasper Cillessen, Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Andre Gomes, Denis Suarez, Malcom dhe Philippe Coutinho, priten të largohen nga Camp Nou gjatë verës.

Marca raporton se Vermaelen, Murillo dhe Boateng, janë jashtë kontrate, andaj do të largohen si lojtarë të lirë.

Barcelona do të tentojë që të përfitojë një shumë të majme nga shitja e tetë lojtarëve të tjerë, në mënyrë që të investojë në transferimet e kësaj vere. /Telegrafi/