Please enter at least 3 characters.

Valverde: Nuk luajtëm mirë ndaj Leganes, por fitorja me rikthim është pozitive

2019/11/Griezmann-Valverde.jpg
293:"LEGANES, SPAIN - NOVEMBER 23: Antoine Greizmann of FC Barcelona is substituted by Ernesto Valverde, head coach of FC Barcelona during the Liga match between CD Leganes and FC Barcelona at Estadio Municipal de Butarque on November 23, 2019 in Leganes, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ishte në humor pragmatik pas fitores së vështirë 2-1 ndaj Leganes në udhëtim.

Barcelona arriti të kthehet nga disavantazhi dhe të sigurojë tre pikë të vlefshme, pasi ata mbeten në krye të tabelës në La Liga.

Sidoqoftë, ish-trajneri i Athletic Bilbaos, Valverde pranoi se forma e tyre në udhëtim vazhdon të jetë shqetësuese këtë sezon.

"Të kthehesh dhe të fitosh ndeshjen nga një pozicion humbës është një gjë vërtetë pozitive", ka thënë fillimisht Valverde për Marca.

"Ne nuk kemi luajtur shkëlqyeshëm sot, por është jetike për të fituar këto lloj ndeshjesh. Ishte një lojë e ndërlikuar për ne, dhe nuk u lehtësua nga moti ose nga gjendja e fushës".

Barcelona mori një fitore shumë të vështirë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"Ne humbëm këtu sezonin e kaluar dhe e dinim se një fitore këtu sot do të ishte e vështirë".

"Forma jonë larg shtëpisë nuk ka qenë e shkëlqyeshme këtë sezon, por kaluam sot një test të madh".

"Ne e dimë se duhet të vijmë në stadiume si ky dhe të fitojmë, nëse do të fitojmë titullin e ligës", përfundoi trajneri i Barcelonës.

Barcelona tani përballet me një javë të rëndësishme ndeshjesh, me Borussia Dortmundin në Camp Nou në mesjavë në Ligën e Kampionëve, përpara një udhëtimi kritik te Atletico Madridi fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/