Please enter at least 3 characters.

Valero: Kujdes nga Juve në fillim të ndeshjes, fitorja na ofron me objektivin

2019/04/GettyImages-955423932-1.jpg
228:"UDINE, ITALY - MAY 06: Borja Valero of FC Internazionale in action during the serie A match between Udinese Calcio and FC Internazionale at Stadio Friuli on May 6, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Borja Valero do të luajë në vend të Marcelo Brozovic, pasi kroati është dëmtuar.

Spanjolli tregoi shpejtësi dhe saktësi në pasime, ndërsa jo rrallë ndihmoi edhe në organizimin e sulmit, duke u përfshirë në veprime të bukura që ndezën entuziazmin e “San Siros”  ndaj Romës.

Këtë fundjavë në Milano do të zbresin kampioni i konfirmuar i Serie A, Juventusi, në atë që quhet derbi i Italisë.

Borja Valero. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Borja Valero këshillon skuadrën për mënyrën se si duhet ta fitojë këtë takim.

“Duhet të provojmë të bëjmë ne lojën dhe jo t’i përshtatemi kundërshtarit. Për më tepër, ka shumë rëndësi që të jemi maksimalisht të përqendruar në 15-20 minutat e para, që do të vendosin edhe ecurinë e takimit”.

Valero . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Borja Valero foli edhe për Mauro Icardin para këtij takimi.

“Mauro është i pjekur dhe di t’i menaxhojë këto situata. Jam i sigurt që do të bëjë më të mirën në fushë”.

“Nëse fitojmë, mund të themi se ia kemi dalë të jemi në Ligën e Kampionëve, ndonëse ka ende edhe katër javë të tjera për t’u luajtur më pas”, ka thënë Valero. /Telegrafi/