Please enter at least 3 characters.

Valdete Idrizi i reagon Bahtirit: Nxitja për dhunë e vëllavrasje në kohë pandemie, nuk do koment

2020/03/valdete-idrizi-e1508414308526.jpg

Ish-kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri i cili tha se në rast se nuk shpallen zgjedhjet mund të ketë vëllavrasje.

Idrizi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë!

“Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E dënueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!”, ka shkruar Idrizi.

Postimi i plotë:Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë!Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E dënueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!Qytetarët i lus të vazhdojnë të rrinë në shtëpi, të ruajnë qetësinë, të tregojnë maturi duke qëndruar në shtëpi me familjet e tyre, duke bërë vepra të mira, duke qenë tolerant, bashkëpunues e solidar, dhe duke i respektuar të gjitha masat dhe udhëzimet nga Institucionet. Të bashkëpunojnë me Institucionet Shëndetësore!Në këtë mënyrë iu lehtësojmë punën edhe atyre që janë në vijë të frontit në përballje me virusin, e nuk kanë komoditet të rrinë në shtëpi!Vetëm bashkë mund të kalojmë këtë pandemi sa më lehtë!#rrinështëpi