Please enter at least 3 characters.

Valbon Krasniqi flet për specifikat e variantit Delta të COVID-19

2021/02/konference-ne-ministrine-e-shendetesise-Armend-Zemaj-Naser-Ramadani-dhe-Valbon-Krasniqi-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi sonte deklaroi se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe departamentet përkatëse që merren me përcjelljen e situatës epidemiologjike kanë ndërmarrë masat me kohë që të mos përhapet varianti Delta në Kosovë.

Krasniqi në RTV21 tregoi se pse varianti Delta po konsiderohet më i rrezikshëm.

“Për shkak se duket që ka aftësi më të madhe të përhapjes dhe eventualisht mund të jetë i ndërlidhur edhe me forma më të rënda të sëmundjes”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Ndryshe, më 29 qershor, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë paraqitur dy raste me variantin Delta të SARS-CoV-2.

MSh ka njoftuar se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi dhe se izolimi i tyre ka përfunduar.