Please enter at least 3 characters.

Shkon në 254 numri i viktimave në Liban pas sulmeve të Izraelit

(E Plotësuar) - Të paktën 254 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Libanin gjatë ditës së sotme, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile atje.

Numri më i lartë i viktimave është shënuar në kryeqytetin Beirut, ku sulmet izraelite kanë vrarë 91 persona.

Kjo vjen pasi ushtria izraelite njoftoi se ka ndërmarrë sulmin më të madh të koordinuar ndaj Libanit në kuadër të luftës së saj të rinovuar me Hezbollahun, i mbështetur nga Irani, duke theksuar se armëpushimi dyjavor nuk vlente për atë zonë.

Vala e fundit e sulmeve izraelite shkakton 89 viktima dhe 700 të plagosur në Liban

Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se 89 persona janë vrarë nga sulmet izraelite.

Të paktën 89 persona kanë humbur jetën në valën e fundit të sulmeve izraelite ndaj Libanit, njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë për Reuters gjersa shtoi se 700 persona janë plagosur.

Mes të vdekurve në jug të Libanit ishin edhe dymbëdhjetë mjekë, sipas ministrisë, shkruan skynews.

Forcat izraelite thanë se sot kanë kryer sulmin më të madh të koordinuar ndaj Libanit në kuadër të luftës së rifilluar me Hezbollahun, e mbështetur nga Irani, duke shtuar se armëpushimi dy-javor nuk zbatohej atje.

Më shumë se 100 objektiva u goditën brenda 10 minutave në kryeqytetin Bejrut, në jug të Libanit dhe në luginën lindore të Bekaa, njoftoi ushtria.

Banorët thanë se disa sulme ndodhën pa paralajmërimet e zakonshme. /Telegrafi/