Vajza e Demi Moore, Scout Willis publikon fotografi intime me dy vajza
Scout Willis, vajza 34-vjeçare e Demi Moore dhe Bruce Willis, ndau një përmbledhje të verës së saj në Instagram, ku përfshiu disa imazhe intime e të komentuara.
Në dy fotografi, ajo shihet duke u puthur me vajza – njëra prej tyre identifikohet si Kaiman Kazazian.
Gjithashtu, ajo ndau një imazh të aktorit Thomas Doherty, me të cilin është përfolur për një lidhje gjatë muajve të fundit. Scout dhe Doherty u panë bashkë për herë të parë në gusht në West Hollywood, shkruan DailyMail.
Në postim u përfshinë edhe momente familjare: nëna e saj Demi Moore duke luajtur domino, motra Tallulah, si dhe aktori Karl Glusman. Tallulah komentoi me humor foton e Doherty-t: “Duket si burri i Scout-it, me pajisjen e hekurosjes në dorë”.
Scout ishte e lidhur më parë me Jake Miller, të cilit i bëri një dedikim prekës në ditëlindje vitin e kaluar.
Ndërkohë, familja e saj po përballet me sfidat e sëmundjes së Bruce Willis, i diagnostikuar me demencë frontotemporale – një çrregullim që ndikon në sjellje, emocione dhe aftësi komunikuese.
Së fundmi, Scout komentoi edhe mbi debatet publike të motrës së saj me ish-njerkun Ashton Kutcher, duke theksuar se nuk ka nevojë për armiqësi për të mbyllur kapitujt e vjetër. /Telegrafi/


