Ushqimet e çuditshme të vitit 2017 (Foto)
25:"© Dewi Hasan / Instagram
30/12/2017
Viti 2017 ka filluar me Salt Bae, që u popullarizua me mënyrën si i hidhte krip mishrave, ndërsa vazhdoi me receta të pazakonta - shumica prej të cilave krejtësisht vegane.
Megjithëse këto trende u besua se do të zgjasin, duket se mbesin vetëm pjesë e historisë së kuzhinës dhe postimeve në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Kafe në kone akulloresh, çokollatë rozë, shpageti në rreth, si dhe vezët e thyera në ujin e vluar, janë disa nga këto ushqime të çuditshme.
Nuk dihet çfarë mund të presim nga ky aspekt gjatë 2018-ës, por ekspertët parashikojnë që këto "specialitete" vështirë se do t’i shohim mbi tavolinë. /Telegrafi/


