Please enter at least 3 characters.

Ura e gjatë 1200 metra, shembet për dy sekonda (Video)

2016/01/ura-e-gjat-euml-1200-metra-shembet-p-euml-r-dy-sekonda-video_hd.jpg

Zyrtarë të qytetit Zhangjianjie të Kinës, kanë vendosur të rrënojnë urën mbi lumin Lishui, sepse kishte filluar të amortizohej.

Sipas llogarive, riparimi shpeshtë i urës së gjatë 1200 metra, kushton më shtrenjtë sesa ndërtimi i një ure të re, transmeton Telegrafi.

Ura është shembur për dy sekonda, pasi i kanë vënë afro një ton dinamit, i cili është aktivizuar në mënyrë të kontrolluar.

Ura e re që do të ndërtohet deri në fund të vitit 2017, do të jetë më e gjerë, ndërsa do të kushtojë afro 12 milionë euro. /Telegrafi/