Please enter at least 3 characters.

Unitedi ua tregon çmimin e Martialit skuadrave të interesuara

2018/06/Martial-Man-Utd.jpg
276:"BURNLEY, ENGLAND - JANUARY 20: Anthony Martial of Manchester United celebrates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Burnley and Manchester United at Turf Moor on January 20, 2018 in Burnley, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka zbuluar çmimin e sulmuesit francez, Anthony Martial, i cili pritet të largohet këtë verë nga Old Trafford.

Martial nuk ndihet i lumtur tek Djajtë e Kuq, shkaku i mosmarrëveshje me Jose Mourinhon dhe minutave të pakët në sezonin e fundit.

Kështu, sipas agjentit të tij, sulmuesi francez ka vendosur të largohet këtë verë nga Old Trafford për të përjetuar një aventurë të re.

Shumë skuadra të njohura evropiane si Real Madridi, Juventusi, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për të.

Martial nuk është i lumtur te Unitedi (Getty Images)

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez nuk duan ta largojnë Martialin për një çmim të ulët, pasi e vlerësojnë lartë francezin.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Unitedi ua ka bërë me dije skuadrave të interesuara se dëshiron 75 milionë funte apo 85 milionë euro për Martial.

Ky çmim mendohet të jetë i lartë për një lojtar që është deklaruar disa herë i pakënaqur, por për të siguruar shërbimet e tij skuadrat duhet të paguajnë. /Telegrafi/