Please enter at least 3 characters.

Unitedi ofron 95 milionë për Koulibalyn, por nuk bindet Napoli

2019/06/Koulibaly-vs-Inter.jpg
228:"NAPLES, ITALY - MAY 19: Kalidou Koulibaly of SSC Napoli in action during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on May 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi raportohet se ka bërë një ofertë prej 95 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, por klubi italian dëshiron më shumë se 100 milionë euro.

Djajtë e Kuq synojnë të bëjnë revolucion në skuadër këtë verë dhe përveç largimit të 10 deri në 15 futbollistëve, ata kanë etiketuar edhe përforcimet e mundshme.

Sipas Corriere dello Sport, Unitedi e ka bërë Koulibaly si objektiv kryesor dhe janë të gatshëm të ofrojnë 95 milion euro për nënshkrimin e tij, pasi duket sikur ata kanë humbur talentin e Ajaxin, Matthijs de Ligt.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka deklaruar në të kaluarën se do të pranonte vetëm një ofertë të madhe për t'u ndarë me 27-vjeçarin.

De Laurentiis thuhet se kërkon më shumë se 100 milionë euro për ta konsideruar shitjen e yllit të tij të mbrojtjes.

Mbrojtësi ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh që bëhet aktive verën e ardhshme, ndërsa Paris Saint-Germain gjithashtu janë lidhur kohëve të fundit me një lëvizje për ish-lojtarin e Metzit. /Telegrafi/