Please enter at least 3 characters.

Unitedi nuk e do më kthimin e Alexis Sanchezit

2019/10/AlexisSanchezinterrr-2-e1570446577609.jpg
252:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 02: Alexis Sanchez of Inter Milan warms up prior to the UEFA Champions League group F match between FC Barcelona and FC Internazionale at Camp Nou on October 02, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi do ta largojë përgjithmonë Alexis Sanchezin në verën e ardhshme duke kërkuar rreth 25 milionë funte (28 milionë euro) për shërbimet e tij.

Sulmuesi kilian është huazuar te Interi deri në fund të sezonit, pasi që ka kaluar formë jo të mirë në Old Trafford, ndërsa është duke u spekuluar se mund ta vazhdojë karrierën te Nerazzurrët.

Aktualisht, Unitedi është duke e paguar pjesën më të madhe të pagës së tij, ndërsa klubi anglez shpreson ta largojë në fund të këtij edicioni.

Alexis Sanchez (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ai ka edhe tre vite kontratë me Djajtë e Kuq që do të thotë se ata duhet të paguajnë edhe rreth 50 milionë funte (56 milionë euro) deri në përfundim të kontratës së tij.

Prandaj, plani është që ta shesin 30-vjeçarin, të cilin mund ta bindin që të pranojë pagë më të vogël te klubi i ardhshëm duke ia paguar një pjesë të rrogës me paratë nga shitja eventuale e tij. /Telegrafi/