Please enter at least 3 characters.

Unitedi mposht thellë dhe me spektakël Bournemouthin në trilerin e shtatë golave

2020/07/Man-Utd-vs-Bournemouth.jpg
516:"MANCHESTER, ENGLAND - JULY 04: Bruno Fernandes of Manchester United celebrates after scoring his team's fifth goal from a free kick during the Premier League match between Manchester United and AFC Bournemouth at Old Trafford on July 04, 2020 in Manchester, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Dave Thompson/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë e fitore, duke quar në tre numrin e fitoreve radhazi dhe janë afër arritjes së qëllimit, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të shënojnë tri gola, kundrejt një të mysafirëve.

Megjithatë, mysafirët arritën të shënojnë të parët duke kaluar në epërsi në minutën e 15-të me anë të Junior Stanislas, i cili shënoi për 0-1.

Unitedi arriti të kthehet në lojë në minutën e 29-të duke barazuar 1-1 me anë të Mason Greenwood, ndërsa Marcus Rashford (35’) shënoi nga penalltia për 2-1.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim në skenë doli Anthony Martial, i cili shënoi një supergol në minutat shtesë për epërsinë 3-1.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin Djajtë e Kuq që zhvilluan lojë më të mirë duke shënuar edhe dy gola tjerë, ndërsa Bournemouthi shtoi një.

Përsëri ishin mysafirët që shënuan të parët me anë të Joshua King (50’) për 3-2, ndërsa Greenwood (54’) me një gol të bukur qoi epërsinë në 4-2.

Bruno Fernandes (59’) shënoi një supergol nga goditja e dënimit për 5-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e katërt me 55 pikë apo një më shumë se Chelsea i pesti me një ndeshje më pak, ndërsa Bournemouthi renditet i 19-ti me 27 pikë.

Në ndeshjen e radhës, klubi nga Old Trafford udhëton te Aston Villa, ndërsa Bournemouthi e pret Tottenhamin. /Telegrafi/

https://twitter.com/im_anny_/status/1279423481956970496

https://twitter.com/now_rbisnso/status/1279428647649193984

https://twitter.com/RealityghM/status/1279433550266318851

https://twitter.com/ManUnited_ENG__/status/1279433980127952896

https://twitter.com/RealityghM/status/1279435850884042752