Please enter at least 3 characters.

Unitedi i bashkohet garës për De Jongun

2018/09/de-jong-2.jpg

Frenkie de Jong ka përfunduar edhe në radarin e gjigantit anglez, Manchester Unitedit.

Mesfushori holandez po ndiqet nga një sërë klubesh të mëdha evropiane.

E gjithë kjo vjen shkaku i moshës së tij të re dhe cilësive të treguara në dy sezonet e fundit me Ajaxin.

De Jong, i cili është ndjekur nga Barcelona, Real Madridi, Tottenham dhe skuadra të tjera, tani ka përfunduar edhe në radarin e një gjiganti tjetër.

De Jong gjatë një dueli me Fellianin në finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Evropës (Getty Images)

Holandezi mund të jetë subjekt i oferte në afatin kalimtar të janarit nga Manchester Unitedi.

Sipas mediumit britanik The Sun, Djajtë e Kuq janë bashkuar me garën për yllin e Ajaxit, Frenkie de Jong.

United kishte skautë në një ndeshje të Lidhjes së Kombeve midis Holandës dhe Francës më parë këtë muaj, dhe ata u larguan të impresionuar nga 21-vjeçari i gjithanshëm.

Përveç këtyre skuadrave interesim për holandezin ka shprehur edhe Interit, por Ajaxi mendohet se e vlerëson rreth 70 milionë euro xhevahirin e tyre. /Telegrafi/