Please enter at least 3 characters.

Unitedi fiton në udhëtim derbin ndaj rivalit lokal Cityt

2019/12/Martial-Man-Utd.jpg
325:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 07: Anthony Martial of Manchester United celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Manchester City and Manchester United at Etihad Stadium on December 07, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Manchester City me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 16-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur të shkaktojnë befasi duke shënuar fitore të madhe në Etihad ndaj rivalit të madh lokal, Cityt.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja palët, por vetëm mysafirët e Unitedit arritën të shënojnë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të nga Marcus Rashford, i cili shënoi nga penalltia për 0-1, ndërsa Anthony Martial (29') për 0-2.

Rashford hapi serinë e golave (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, City ishte larg skuadër më e mirë, por shënoi vetëm një gol dhe nuk arriti të marr pikë nga ky takim.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 85-të dhe ishte Nicolas Otamendi që shënoi për 1-2 pas asistimit të Riyad Mahrez.

Cityt nuk i ndihmoi goli i Otamendit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Djajtë e Kuq arritën të ngjiten në pozitën e pestë me 24 pikë, ndërsa City renditet i treti me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Arsenali, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_NXF/status/1203372034505367552

https://twitter.com/dokuzyuzyirmiuc/status/1203393558121713665

https://twitter.com/dokuzyuzyirmiuc/status/1203393937064501248