Please enter at least 3 characters.

Unitedi është i gatshëm të transferojë James Rodriguezin

2020/07/james-rodriguez-1-e1595767831677.jpg

Manchester Unitedi thuhet se është gati të transferojë yllin kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez.

Rodriguez ka dështuar të luajë në dy sezonet e fundit, sidomos këtë 2019/20 nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane.

Situata e tij me trajnerin dhe klubin spanjoll ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas transferimit të tij.

Sipas mediumit britanik The Express, Manchester United është i gatshëm të transferojë yllin kolumbian të Real Madridit këtë verë.

Pretendohet se Madridi do të pranojë oferta në rajonin 23 milionë funteve dhe Unitedi do të jetë i pari në radhë për ta nënshkruar atë.

Edhe klubet e mëdha në Itali dhe Francë thuhet se janë të interesuar, por Liga Premier mendohet të jetë destinacioni i preferuar i Rodriguezit. /Telegrafi/