Please enter at least 3 characters.

Unitedi dhe Chelsea vazhdojnë interesimin për Ramsey

2018/10/Ramsey-2.jpg
262:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 03: Aaron Ramsey of Arsenal celebrates after scoring his sides fifth goal during the Premier League match between Arsenal and Everton at Emirates Stadium on February 3, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Aaron Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e klubeve të mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Mesfushori i Arsenalit është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.

Megjithatë, ai dhe drejtuesit e Arsenalin nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi dhe pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.

Largimi i tij si lojtar i lirë ose edhe për një shifër të ulët në janar ka bërë shumë klube të interesohen për shërbimet e tij.

Sipas mediumit anglez Express.co.uk, Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e Unitedit dhe Chelseat.

Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë për skuadrat angleze, pasi ka konkurrencë të mëdha nga gjigantët evropianë.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadrat italiane si Juventusi dhe Milani, ndërsa pëlqehet edhe nga Bayern Munichu dhe Valencia. /Telegrafi/