Please enter at least 3 characters.

Unikkatili, turne në Evropë – mësoni shtetet ku do të performojë (Foto)

2016/12/Unikkatil.jpg

Reperi i njohur, Unikkatil, është në përgatitje të një turneu muzikor në Evropë.

Ekipi menaxhues i Viktor Palokajt, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se turneu do të fillojë dikur në muajin shkurt ose mars të vitit që vjen.

Disa nga shtetet e parapara janë Zvicra, Gjermania, Austria, Shqipëria, Italia dhe disa vende të tjera që do të shpallen sipas radhës.

Më poshtë, mund të shihni postimin e plotë në faqen e reperit në Facebook. /Telegrafi/