"Unë vrapova 25 orë", burri ndan historinë e përvojës "më të çmendur" të tij
Një i ri ka mahnitur njerëzit pasi kaloi 25 orë duke vrapuar nga Londra në Birmingham – përvojë të cilën ai e quajti si "të çmendur".
Rodrick Ekechi, 22 vjeç, ka ndarë rrugëtimin e tij në rrjete sociale së fundmi – duke pranuar se ka qenë mbipeshë për pjesën më të madhe të jetës së tij dhe kjo ka ndikuar në jetën e tij të përditshme, përcjell Telegrafi.
Ai tha: "U lodha duke jetuar me ato probleme dhe një ditë thjesht e shtyva veten dhe thashë se do të ndryshoj pa marrë parasysh se çfarë. Filloj sot".
Kohët e fundit, ai ka sfiduar veten për vrapime në distanca të gjata - dhe ai vrapoi në mënyrë mbresëlënëse 189 kilometra nga Euston, Londër në Birmingham.
Ai e filmoi përvojën - të cilën e zhvilloi me një mik - dhe mori miliona shikime në TikTok.
Dyshja u stërvit për një muaj më parë, por megjithatë e panë përvojën mjaft sfiduese. /Telegrafi/


