Please enter at least 3 characters.

Umtitin e duan katër skuadra të mëdha, Barcelona kërkon 65 milionë euro për ta lënë të lirë

2019/04/GettyImages-1145021434.jpg
259:"VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - APRIL 23: Samuel Umtiti of FC Barcelona reacts during the La Liga match between Deportivo Alaves and FC Barcelona at Estadio de Mendizorroza on April 23, 2019 in Vitoria-Gasteiz, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Samuel Umtiti mund të jetë i larguari i parë nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi francez ka pasur disa lëndime këtë edicion dhe gjithashtu nuk ka treguar formë të mirë.

Barcelona synon që ta transferojë qendërmbrojtësin holandez Matthijs De Ligt në vend të francezit.

Kampionët aktual të Spanjës janë gati ta lënë të lirë lojtarin të largohet, pasi interesimet për të nuk mungojnë.

Samuel Umtiti. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United si dhe Arsenal e Juventus janë ekipet që e duan francezin.

Mirëpo për ta lënë të lirë të largohet nga Camp Nou, Barcelona është duke kërkuar 65 milionë euro.

Kujtojmë që Umtiti iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2016 nga Lyon për 25 milionë euro dhe ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2023. /Telegrafi/