Ulja para kompjuterit është një mënyrë e sigurt për depresionin
Njerëzit janë vetëm dhe të vetmuar para kompjuterit, ata kalojnë kohë në ambiente të mbyllura, frymëmarrja e tyre është ngadalësuar dhe sytë e tyre janë të zënë me përmbajtje të ndryshme
Bazuar në studimin e bërë, është arritur në përfundimin se në këtë mënyrë depresioni i lehtë tashmë ekzistues thellohet, pretendojnë hulumtuesit nga Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Missouri.
Një nga simptomat e këtij çrregullimi është refuzimi i një individi për t'u larguar nga kompjuteri dhe për t'u kthyer në jetën e përditshme, transmeton Telegrafi.
Studentët depresivë janë vazhdimisht para kompjuterit
Hulumtimi nga Missouri përfshiu 216 studentë, gjatë të cilit përdorimi i tyre i kompjuterëve u monitorua nëpërmjet programeve speciale, të cilat zbuluan shprehitë e tyre kompjuterike dhe faqet që ata vizitojnë më shpesh.
Rezultatet e studimit treguan se studentët që kanë simptoma të depresionit, kalojnë kohë në një bisedë të vazhdueshme virtuale, por nuk kanë durim ta bëjnë atë me një ose dy persona.
Ata ndryshojnë bashkëbiseduesin në çdo disa sekonda ose minuta dhe në të njëjtën kohë kontrollojnë e-mailin e tyre gjatë gjithë kohës, sikur të presin një letër të rëndësishme.
Problemet me përqendrimin dhe vëmendjen janë shoqëruesit e shpeshtë të depresionit, dhe kjo është ajo që mund të vërehet gjithashtu te shumica e pjesëmarrësve.
/Telegrafi/


