Please enter at least 3 characters.

Ulet numri i lindjeve, ndërsa rritet numri i vdekjeve në Maqedoni

2016/01/maqedoni-1-8-milion-mund-t-euml-ket-euml-r-euml-n-euml-numri-i-popullsis-euml_hd.jpg

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i fëmijëve të lindur në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, është ulur për 3.6%, dhe është 5340 fëmijë të lindur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Numri i të vdekurve në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, shënon rritje për 11.6% pra është 6132, nga të cilët 67 ishin fëmijë.

Numri i kurorëzimeve në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, shënon rënie për 75, pra është 2566 kurorëzime.

Numri i shkurorëzimeve në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, shënon rënie për 21.8%, pra është 519 shkurorëzime./Telegrafi/