Please enter at least 3 characters.

Ukraina ia rrëzoi Rusisë gjashtë raketa hipersonike, për të cilat Putini tha se ishin "të pamposhtura"

2023/06/1200x-1.jpg

Gjashtë raketa hipersonike ruse Kinzhal janë rrëzuar sot mbi Kiev, kanë pohuar forcat ajrore të Ukrainës.

Nëse pretendimet konfirmohen, do të jetë një goditje për presidentin rus Vladimir Putin i cili më parë i ka përshkruar si “të pamposhtura”, transmeton Telegrafi.

Raportimet vijnë derisa një delegacion i udhëheqësve afrikanë u sulmua gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas më herët sot.

Gjashtë raketa të tjera lundrimi Kalibr dhe dy drone u rrëzuan gjithashtu, thanë forcat ajrore. /Telegrafi/