Please enter at least 3 characters.

Ujësjellësi dhe Universiteti "Isa Boletini" në Mitrovicë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi

2024/11/468313853_1045446320714434_8704405390637403437_n.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe Universiteti “Isa Boletini” (UMIB) në Mitrovicë, sot kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

Bëhet e ditur se kjo është bërë me qëllim të avancimit dhe ngritjes së arritjeve profesionale në arsimin e lartë, bashkëpunimit shkencor, arsimor dhe akademik, shkruan Telegrafi.

Përmes këtij memorandumi, studentët e UMIB iu mundësohen vizitat studimore në ambientet e KRU “Mitrovica”, punimet e diplomës, praktikat profesionale të studentëve, projektet hulumtuese të përbashkëta dhe fusha tjera të cilat janë me rëndësi për të dyja palët.

“Nënshkruesit e memorandumit z. Bashkim Kurti – Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe Prof. dr. Nurten Deva u zotuan se bashkëpunimi në mes dy institucioneve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Pamje nga nënshkrimi i këtij memorandumi

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin edhe Kumrije Kelmendi - Aliu, kryesuese e bordit të drejtorëve të Ujësjellësit dhe Abdullah Sadiku nga Universiteti "Isa Boletini". /Telegrafi/