Please enter at least 3 characters.

UEFA konfirmon, do të mbahet një minutë heshtje para nisjes së finales në Ligën e Kampionëve

2019/06/reyes-e1559398220910.jpg

Do të mbahet një minutë heshtje para fillimit të finales në Ligën e Kampionëve të edicionit 2018/19.

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur do ta luajnë mes vete sonte në mbrëmje finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Reds dhe Spurs do të ndeshen në Madrid nga ora 20:45 në stadiumin e Atletico Madridit "Wanda Metropolitano".

Megjithatë, kjo përballje angleze do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të vdekjes së futbollistit të njohur, Jose Antonio Reyes.

Është vet shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, e cila ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ndryshe, Reyes vdiq sot (e premte) në orët e mesditës pas një aksidenti në trafik me veturë. /Telegrafi/