Please enter at least 3 characters.

U planifikuar të hyjë në fuqi më 1 mars, Ligji për mbrojtje nga duhani ende në procedurë parlamentare

2017/02/duhani-e1679059447155.jpg

Propozim-ligji për mbrojte nga duhani, i cili ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 mars, ende ndodhet në procedurë qeveritare, ndërsa pritet të jetë në seancë javën e ardhshme.

Fillimisht, ligji ishte parashikuar të hyjë në fuqi në fillim të muajit mars, por zbatimi i tij u shty pas reagimeve dhe vërejtjeve nga sektori i gastronomisë dhe industria e duhanit. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se ligji së shpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare.

"I ka kaluar të gjitha filtrat sipas legjislacionit, dhe ka mendime pozitive nga të gjithë palët e interesuara…nga java e ardhshme mbarojnë procedurat administrative në Qeveri që të mund i njëjti të jetë pjesë e materialeve në Kuvend. Kështu që nga të gjitha aspektet ligji tashmë është i përfunduar dhe kemi dokument përfundimtar dhe i njëjti do të jetë i dorëzuar në Kuvend", tha Azir Aliu.