Please enter at least 3 characters.

U kap me 15 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë - nuk kishte mbulesë për prejardhjen e tyre

2024/07/euro-para-xhep-e1721209924973.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 euro, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 01:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 €, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/