Please enter at least 3 characters.

U godit keq nga autobusi, u ngrit dhe hyri në kafene për të pirë birra! (Video, +16)

2017/06/Goditja-nga-autobusi-nuk-e-ndaloi-të-hynte-në-kafene-dhe-të-pinte-disa-gota-foto-1.jpg

Simon Smith ka qenë duke ecur nëpër në rrugë të Reading të Anglisë, kur është goditur nga një autobus që kishte dalë nga kontrolli.

Megjithëse u përplas për toke, ai u ngrit dhe hyri në një kafene ku kaloi kohën duke pirë disa gota birrë, transmeton Telegrafi.

“Përplasja ishte mjaft e fuqishme, por i shkaktoi vetëm lëndime të lehta. Rruga u desh të bllokohej për dy orë, shkaku i dëmtimeve që u shkaktuan”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Derisa po vazhdojnë hetimet, shumë njerëz po komentojnë se si ai shpëtoi nga ky aksident.

“Vështirë se dikush do dilte i gjallë nga kjo përplasje, por ai ishte shumë me fat” është nja nga komentet e shumta. /Telegrafi/