Please enter at least 3 characters.

U furnizuan me derivate në një pompë të benzinit me para që dyshohen të jenë të falsifikuara, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person ka njoftuar se dy të dyshuar me një veturë të Shqipërisë janë furnizuar me derivate në pompën ku ai punon dhe kanë bërë pagesën me para që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se vetura e dyshuar është ndaluar në PKK Vërmicë dhe gjatë kontrollit, te personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 820 euro, në kartëmonedha nga 10 që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy persona të dyshuar me një veturë me targa të Shqipërisë janë furnizuar me derivate në pompën ku punon ai dhe kanë bërë pagesën me  kartëmonedha (nga 10 euro) që dyshohet se janë të falsifikuara. Vetura e dyshuar është ndaluar në PKK Vërmicë dhe gjatë kontrollit, te personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 820 €, në kartëmonedha nga 10 që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve shtetas i Shqipërisë pas intervistimit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër po ashtu shtetas i Shqipërisë është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/