Please enter at least 3 characters.

Turqia publikon listën anti-Shqipëri, rikthehen veteranët Emre e Burak Yilmaz

2019/03/GettyImages-541963718.jpg
231:"LENS, FRANCE - JUNE 21: Turkey players celebrate at full time after the UEFA EURO 2016 Group D match between Czech Republic and Turkey at Stade Bollaert-Delelis on June 21, 2016 in Lens, France. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes ka publikuar listën e 28 lojtarëve që ka grumbulluar për fillimin e kualifikueseve të Euro 2020.

Ndeshja e tyre e parë do jetë pikërisht ndaj Shqipërisë, më 22 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa më pas do presin Moldavinë në shtëpi.

Në listë bien në sy shumë lojtarë të rinj nga liga vendase e Turqisë, ndërkohë që janë rikthyer në skuadër Emre Belozoglu (38 vjeç) dhe Burak Yilmaz, të cilët nuk ishin ftuar në kombëtare prej një viti.

Bie në sy fakti se reparti i mesfushës është më i mbipopulluari me 14 lojtarë, ndërsa sulmues të mirëfilltë janë vetëm dy, ndërsa katër portierë do jenë të gatshëm për trajnerin Gunes.

Ndërkohë ndeshjen e dytë turqit e zhvillojnë tri ditë më vonë në Stamboll përballë Moldavisë. /Telegrafi/