Please enter at least 3 characters.

Turisti publikon Live të shtënat që lanë shtatë të plagosur, gjatë një zënke në Karolinën e Jugut (Video)

2017/06/pamjet1-e1497860172188.jpg

Shtatë persona janë plagosur pas të shtënave të tmerrshme gjatë natës në Karolinën e Jugut, pamje këto që u publikuan edhe në Facebook Live nga një turist.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Policia e Myrtle Beach ka thënë se incidenti ndodhi të dielën rreth orës 12 të natës pranë bulevardit Ocean.

Autoritetet thonë se një luftë shpërtheu mes një numri njerëzish, pas së cilës i dyshuari nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

Disa njerëz u goditën dhe u dërguan në spital me lëndime jo serioze. /Telegrafi/