Please enter at least 3 characters.

Tuna vjen mahnitëse në imazhe të reja, këngëtarja në top formë pak para rikthimit

2018/05/tunasejdi_12_5_2018_9_22_15_730-e1526109723457.jpg

Është bërë e ditur pak javë më parë se këngëtarja Altuna Sejdi - Tuna, së shpejti do të shënojë rikthimin e saj në tregun muzikor me disa projekte të reja.

Gjersa po pret ta bëjë këtë, ajo është duke shijuar mjaft mirë edhe jetën e natës.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive dhe në top formë, teksa bëhet gati që të premten ta shijojë në një klub nate.

E veshur në një kostum me bija të ndarë te pjesa e belit, dhe me pamjen e saj prej biondeje, Tuna bëri për vete të gjithë ndjekësit me fotografitë e saj të fundit.

Tash e dy vite, këngëtarja është tërhequr nga muzika, pasi vitin e kaluar ajo është bërë nënë për herë të parë.

Vetëm pak javë më parë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrisi, festuan në një ndejë private ditëlindjen e të voglit Tian.

Pritet që në muajt në vazhdim, këngëtarja të sjellë për fansat projektin e saj më të ri, nga i cili ka preferuar që të mos zbulojë detaje. /Telegrafi/