Tuna shfaqet plot hir në imazhet e fundit, mahnit me paraqitjen e saj
Artistja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri fotosh të reja ku shfaqet në super formë dhe me një stil të kuruar deri në detaj.
Në imazhet e publikuara, Tuna shfaqet tejet elegante dhe sharmante, duke rrezatuar vetëbesim dhe sensualitet.
Ajo kishte zgjedhur të vishte një bluzë të zezë me kopsa, e cila i ngjante një korseje moderne – një zgjedhje që theksonte linjat e saj trupore në mënyrë të hijshme.
Veshja ishte kombinuar po ashtu me një fund të zi të shkurtër.
Grimi i saj ishte i guximshëm, me nuanca që theksonin sytë dhe buzët, duke i dhënë fytyrës një pamje dramatike por të rafinuar.
Flokët i kishte stiluar me një thjeshtësi elegante – me volum të dukshëm dhe valë të lehta që i shtonin finesë portretit të saj.
Tuna vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare.


