Please enter at least 3 characters.

Tuna nesër publikon këngën e re "Amoni"

2019/10/61904812_2360033800923408_7771502230868820684_n-e1572284109658.jpg

Këngëtarja Tuna Sejdi është mjaft aktive në prurje të reja dhe tashmë duket se ka gati një projekt të ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, derisa tregon se nesër pritet të publikojë këngën e re.

"Amoni" mban titullin ky projekt, i cili siç është thënë u xhirua tërësisht në Afrikë.

"Amoni, premierë, nesër ora 19:30", ka shkruar krahas imazhit 34-vjeçarja.

Ky projekt i saj pason pas "Nuk ma do zemra", të cilin e solli në gusht dhe për këta muaj mblodhi mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.

Biondja përndryshe këtë vit bëri rikthimin në skenë me albumin "Fortuna", një rikthim mjaft i fuqishëm i këngëtares, i cili bëri bujë të madhe gjithandej trojeve shqiptare.

Ajo po ashtu mbajti një sërë koncertesh e mbrëmjesh të ndryshme muzikore. /Telegrafi/