Truproja i Messit surprizon me një gol spektakolar, fiton vëmendje në rrjetet sociale
Që prej mbërritjes së Lionel Messit te Inter Miami, një nga figurat më të spikatura pranë tij ka qenë padyshim truproja personale, Yassine Cheuko.
I pranishëm në çdo ndeshje dhe seancë stërvitore, Cheuko është kthyer në një figurë të njohur për tifozët dhe ndjekësit e kampionit argjentinas.
Cheuko, i lindur në Francë dhe i trajnuar në disiplina si boksi dhe MMA, ka një të kaluar të pasur në operacione ushtarake dhe trajnime fizike ekstreme.
Ai u punësua nga Inter Miami për të garantuar sigurinë maksimale të Messit, në një kohë kur interesi për të ishte në nivele shumë të larta në SHBA.
Së fundmi, Cheuko ka surprizuar publikun me një moment të veçantë gjatë një seance stërvitore, ku shënoi një gol të mrekullueshëm me volej.
Videoja e këtij momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente pozitive dhe admirues për aftësitë e tij teknike në fushën e lojës.
Ky gol jo vetëm që i ka shtuar popullaritetin truprojës, por ka treguar edhe një anë tjetër të tij, atë të një sportisti me potencial, përtej rolit të tij si mbrojtës personal i një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori. /Telegrafi/


