Trump thotë se nuk ndihet aspak fajtor për kaosin në Kongresin amerikan
12/01/2021
Donald Trump këmbënguli se ka mbajtur një fjalim "plotësisht të përshtatshme", dhe nuk ndihet fajtor për trazirat në Capitol Hill të SHBA-së.
Duke folur në Joint Base Andrews para nisjes për në Teksas, Trump tha se ishte analizuar në detaje, raporton cnn.
Trump flet rreth iniciativës së demokratëve për shkarkim: Kjo po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm
"Është analizuar", tha ai duke shtuar se, "Nga njerëzit edhe pse ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme".
"Ata kanë analizuar fjalimin tim, fjalët e mia", vazhdoi ai. "Të gjithë, edhe shkronja T është analizuar"
Në vend të kësaj, Trump pretendoi se "problemi i vërtetë" është ajo që thanë politikanë të tjerë në lidhje me protestat gjatë verës në Seattle dhe Portland. Trump, në një farë mënyre, tha "ju gjithmonë duhet të shmangni dhunën". /Telegrafi/


