Please enter at least 3 characters.

Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt

Donald Trump ka përsëritur pretendimin e tij se operacionet amerikane në Iran do të përfundojnë në të ardhmen e afërt.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, Trump tha se nuk mund të zbulon se kur "saktësisht", transmeton Telegrafi.

"Ata nuk do të kenë një armë bërthamore sepse janë të paaftë për këtë tani, dhe pastaj unë do të iki, dhe do t'i marr të gjithë me vete, dhe nëse na duhet do të kthehemi për të bërë sulme të menjëhershme", i tha ai agjencisë së lajmeve.

Presidenti amerikan tha se do të përsëriste kritikat e tij ndaj NATO-s, dhe do të zgjerohej mbi tërheqjen e mundshme nga aleanca në një fjalim drejtuar popullit amerikan sonte.

Shtëpia e Bardhë tha më parë se fjalimi i ardhshëm do të ishte një "përditësim i rëndësishëm" mbi luftën. /Telegrafi/