Please enter at least 3 characters.

Trump: Nuk duam luftë me Iranin, por SHBA është e gatshme

2019/08/GettyImages-610598368.jpg
363:"HEMPSTEAD, NY - SEPTEMBER 26: Republican presidential nominee Donald Trump stands at his podium during the Presidential Debate at Hofstra University on September 26, 2016 in Hempstead, New York. The first of four debates for the 2016 Election, three Presidential and one Vice Presidential, is moderated by NBC's Lester Holt. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk dëshiron luftë me Iranin, por në çdo rast SHBA është e gatshme me armë, avionë dhe raketa.

"Ne po shohim nëse Irani është prapa sulmeve në Arabinë Saudite. Unë nuk dua një luftë me Iranin, do të përpiqem ta shmang atë, por SHBA është e gatshme me armët, avionët, raketat dhe sistemet e tjera më të mira", tha Donald Trump ndërsa po fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Diplomacia nuk është ezauruar kurrë, deklaroi Trump i cili u pyet nga gazetarët nëse u kishte premtuar sauditëve se Shtetet e Bashkuara do t'i mbrojnë ata.

"Jo, nuk ua kam premtuar këtë sauditëve," u përgjigj Presidenti Trump. "Duhet të ulemi me sauditët dhe të bëjmë diçka," tha ai.

Presidenti njoftoi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë do të shkojnë në Arabinë Saudite. /oranews/