Please enter at least 3 characters.

Trump kërcënon Venezuelën

2017/08/donald-trump-1.jpg
446:"JUNE 22, 2107 FILE PHOTO FILE - In this June 22, 2017 file photo, President Donald Trump speaks on the South Lawn of the White House in Washington. President Donald Trump is not known for plunging into the details of complex policy issues, and health care is no exception. Since his campaign days, Trump has addressed health care in broad, aspirational strokes. Nonetheless he made some clear promises along the way. (AP Photo/Alex Brandon, File)
2:"AP

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk hedh poshtë mundësinë e opsionit ushtarak për Venezuelën, si përgjigje ndaj eskalimit të situatës politike në këtë vend.

“Kemi shumë opsione për Venezuelën, përfshirë edhe opsionin potencial ushtarak nëse do të ishte e nevojshme. Kemi trupa në gjithë botën dhe në vendet, të cilat janë në largësi. Venezuela nuk është aq larg dhe njerëzit atje po vuajnë dhe po vdesin”, u ka thënë Trump mediave në Nju Xhersi.

Ai po ashtu ka folur edhe situatës në Korenë Veriore, duke thënë se do të bisedojë me homologun e tij kinez Xi Jungping.

“Shpresoj se do të zgjidhim të gjitha”, tha Trump në kampin e tij të golfit në Nju Xhersi, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Venezuelës paralajmërimet e Trump për aksion ushtarak kundër këtij vendi i kanë quajtur “akt të çmendurisë dhe ekstremizmit”.