Please enter at least 3 characters.

Tronditet Arsenali, Vardy ndërron mendje?

2016/04/vardy-1.jpg

Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, është në dilemë nëse duhet të shkojë te Arsenali.
Daily Star shkruan se Vardy në 72 orët e fundit ka pasur mendime të dyshimta për një kalim te Arsenali.

Kuptohet se Vardy do të refuzojë Arsenalin dhe do të rinovojë me Leicesterin.

Kjo do të jetë një goditje e madhe për Arsenalin nëse ndodh, të cilët edhe aktivizuan klauzolën e tij javën e kaluar.

Lexo më shumë:Lajmet e fundit nga Transferimet

Wenger është gati t'ia ofrojë një kontratë prej 120 mijë funtesh në javë lojtarit.

Por, Vardy thuhet të ketë mbajtur biseda kruciale me zyrtarët e Leicesterit pak para nisjes së tij me Anglinë në kampin e Euro 2016.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë. /Telegrafi/