Please enter at least 3 characters.

Triumf komod i Anglisë që forcohet në krye të grupit (Video)

2017/03/JermainDAngli-e1490550186160.jpg
281:"LONDON, ENGLAND - MARCH 26: Jermaine Defoe of England celebrates with team mates after scoring his sides first goal during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between England and Lithuania at Wembley Stadium on March 26, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Anglisë ka regjistruar fitore komode prej 2-0 kundër Lituanisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ që u zhvillua në stadiumin Wembley.

Raheem Sterling depërtoi në zonë nga e majta duke asistuar për Jermain Defoe, i cili u regjistrua në listën e golashënuesve (22’), pas mungesës së gjatë në përfaqësuese.

Gjatë 45 minutave të para nuk pati gola të tjerë dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të Tre Luanëve.

(Getty Images)

Golin e dytë e realizoi Jamie Vardy (66’) pas një asistimi në zonë nga Adam Lallana.

Me këtë fitore, Anglia është ngritur në kuotën e 13 pikëve dhe ruan primatin në Grupin F, ku në vend të dytë është Sllovenia (me tetë pikë) që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lituania renditet e katërta në grup dhe pas pesë xhirove ka arkëtuar pesë pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5gajlk_jeremain-defoe-goal-vs-lithuania-1-0_sport