Triumf i vendasve
Ndeshja kryesore në këto xhiro ka qenë ajo mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, ndeshje që solli gjithçka, gola aksione të bukura, karton të verdhë e të kuq.
Në fund triumfuan mitrovicasit me rezultat 2-0, falë golave të Gentian Mazrekajt që shënoi në minutën e 16-të dhe sulmuesit Blerand Kurtishaj që realizoi një gol të bukur pas asistimit të kapitenit Shpëtim Idrizi, ndodhi kjo në minutën e 70-të.
Derbi i rrafshit të Dukagjinit, mes Besës dhe Lirisë i ka takuar fuqishëm vendasve, që triumfuan 3-0.
Fisnik Papuqi shënoi në pjesën e parë, ndërsa dy golat të tjerë u shënuan nga Kastriot Rexha për rezultatin 3-0.
Llapi iu është falur mesfushorit Benjamin Emini në përballje me Drenicën, ku shënuan fitore 2-1. Të dy golat për të rikthyerën në elitë i shënoi Emini, ndërsa për drenicasit realizoi Taulant Dajaku.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Vushtrria në përballje me Dritën 2-0. Të dy golat për ish-kampionët e Kosovës i ka shënuar mesfushori ofensivë Bajram Zuqaku. /Telegrafi/


