Trippier shënjestër e Unitedit dhe Napolit
299:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 27: Kieran Trippier of Tottenham Hotspur scores a own goal for Chelsea's second goal of the game during the Premier League match between Chelsea FC and Tottenham Hotspur at Stamford Bridge on February 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images
20/04/2019
Manchester Unitedi dhe Napoli kanë shprehur interesim për shërbimet e Kieran Trippier - raportojnë mediat italiane.
Dy klubet e përmendura pritet të bëjnë ofertë për mbrojtësin e krahut të Tottenham Hotspur.
Futbollisti anglez ka qenë në formë të mirë këtë edicion duke u paraqitur në 25 ndeshje të Ligës Premier nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.
Dhe në rast se Djajtë e Kuq apo Partenopei bëjnë ofertë të madhe, Spursat pritet ta lejojnë largimin e Trippier.
Mirëpo, pritet të shihet se në cilën pozitë do ta përfundojë sezonin Tottenhami dhe deri ku do të arrijë në Ligën e Kampionëve, pasi strategjia për sezonin e ri mund të ndryshojë varësisht nga suksesi. /Telegrafi/


