Tribunë ''25 vite nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë''
17/11/2016
Fakulteti i drejtësisë pranë Universitetit ''Goce Dellçev'' në Shtip organizon sot tribunë, me temë ''25 vite nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të promovohet libri ''Krijimi i Maqedonisë së pavarur: Situatat e brendshme dhe politika e jashtme'', me autorë Dejan Marolov dhe Oliver Mitev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me temën do të flet Vllado Popovski, njëri nga hartuesit e Kushtetutës, si edhe profesor Svetomir Shkariq./Telegrafi.


