Tri nënshkrimet që Juventusi shpreson t’i finalizojë menjëherë dhe të hedh kandidaturën për Scudetto
Afati kalimtar i transferimeve për Juventusin nuk është mbyllur ende dhe drejtuesit sportiv dëshirojnë të kompletojnë skuadrën e tyre me deri në tre nënshkrime të reja deri në fund të afatit kalimtar veror.
Ekipi i Luciano Spallettit ka bërë tashmë gjashtë nënshkrime dhe përballet me pjesën e fundit të afatit kalimtar të verës me largimet që ende nuk i ka finalizuar.
Guglielmo Vicario, John Lucumi, Zeki Celik, Jeff Ekhator, Kerim Alajbegovic dhe Randal Kolo Muani i janë bashkuar një skuadre që mirëpret gjithashtu rikthimin e Douglas Luiz pas përfundimit të huazimit të tij te Aston Villa.
Megjithatë, sipas gazetës Tuttosport, drejtuesit e Bianconerëve dhe trajneri Spalletti janë të interesuar ta kompletojnë skuadrën e tyre edhe tri nënshkrime të reja, duke u përqendruar te Fikayo Tomori, Franck Kessie dhe Joshua Zirkzee.
Transferimi i mundshëm i sulmuesit 25-vjeçar të Manchester United, Zirzkee është i lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e Jonathan David.
Tuttosport raporton se nëse kanadezi largohet nga Torino, Juventusi synon të bëjë një lëvizje për holandezin, largimi i të cilit nga Old Trafford mund të vijë nëpërmjet një huazimi para se të mbyllet afati kalimtar.
Në mesfushë, prioritet është Franck Kessie. Lojtari nga Bregu i Fildishtë është i disponueshëm si lojtar i lirë pasi koha e tij në futbollin e Arabisë Saudite mbaroi dhe është duke pritur lëvizjet e ardhshme të Juventusit përpara se të vendosë për destinacionin e tij.
Konkurrenca ekziston edhe në këtë rast. Al-Ittihad ka treguar interes për Kessien, ndërsa klubi italian e mban, mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana si një alternativë. Përpara se të shtojë një lojtar tjetër në atë pozicion, menaxhmenti sportiv duhet të lirojë hapësirë në skuadër.
Fikayo Tomori është përsëri ndër opsionet e Juventusit për të forcuar mbrojtjen. Qendërmbrojtësi anglez i Milanit kishte qenë më parë në radarin e Juventusit dhe situata e tij po rivlerësohet në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.
Drejtori sportiv po monitoron gjithashtu David Raum për pozicionin e mbrojtësit të majtë. Reprezentuesi gjerman i përket RB Leipzig, kështu që ai përfaqëson një tjetër mundësi për të forcuar një mbrojtje që tashmë ka mirëpritur Lucumin dhe Celik këtë verë.
Problemi me vazhdimin e nënshkrimeve qëndron te largimet. Pas largimeve të Dusan Vlahovic, Lois Openda, Vasilije Adzic, Filip Kostic, Emil Holm dhe Joao Mario, disa lojtarë duket se janë ende në prag të largimit nga klubi.
Juan Cabal, Federico Gatti, Daniele Rugani, Arthur Melo, Nico Gonzalez dhe Jonathan David janë ndër lojtarët, e ardhmja e të cilëve mbetet e pasigurt. Gjithashtu ka pasur lëvizje rreth Michele Di Gregorio dhe Mattia Perin pas mbërritjes së Vicario. /Telegrafi/


