Tri modele çantash të cilat patjetër duhet t’i keni
Kur është fjala për çantat, sivjet do të lozim me format, derisa në sferën e ngjyrave do të dominojë ngjyra e konjakut.
“Bag Borrow or Steal” na ka zbuluar se tri modelet të cilat me siguri do të dominojnë në periudhën e cila është para nesh, transmeton Telegrafi.
‘Camera’ çanta
Me strukturë të shkëlqyeshme dhe të shumtën me formë boksi me lëkurë të butë me reliev këto çanta janë të shkëlqyeshme për bartjen e gjërave bazike.
Ky model ka pasur renesancën e vet në saje të brendit të famshëm të Mansur Gavrielit, çantat e të cilit kanë dominuar vitin e kaluar.
Nga Chaneli deri te Gucci, në dezenin klasik të zi apo në dezen interesant abstrakt, mini çanta është aksesor i shkëlqyeshëm i damave që mund të bartet në të gjitha rastet.
Zgjidhni modelet të cilat kanë nuanca miks pasteli të zjarrtë. /Telegrafi/


