Please enter at least 3 characters.

Tri mënyra për të rinovuar stilin, pa harxhuar

2016/10/b5076ec6bb71a88c25a7aea1ba8cf8a9.jpg

Çfarë ndodh kur dëshiron të rinovosh stilin tënd, por njëkohësisht nuk dëshiron të harxhosh? Përgjigjen e kemi ne!

Stili nuk ka të bëjë me të ardhurat (fatmirësisht). Një femër mund të tregojë bukur edhe me veshjen më të lirë, edhe e kundërta. Cila pra është mënyra?

Fillo nga gjërat kryesore. Para se të filloshtë provosh tendencat e fundit, provo kombinime të sigurta, që të bëjnë të ndihesh e qetë dhe plot vetëbesim për pamjen tënde.

Studio disa truke stilistike. Vendos këmishën ose bluzën brenda xhinseve, përthyej xhinset mbi kyçin e këmbës, përthyej mëngët e xhaketës etj. Janë disa hapa që mund t’i praktikosh që sot në look-un tënd.

Aksesorët. Mos investo në aksesorë të lirë që kanë jetë afatshkurtër. Përkundrazi fillo kërko në dollapet e mamit, apo edhe të gjysesh, për të gjetur “thesare” të vegjël. Do të shikosh se si menjëherë pamja juaj do të duket më tërheqëse.

Ku ka më thjeshtë se kaq?