Please enter at least 3 characters.

Trepça ’89 rinovon kontratat me katër lojtarë

2016/01/f.0706094441826_210.jpg

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, klubi ka rinovuar kontratat me katër futbollistë Bëhet fjalë për Enis Manxhollin, Shpëtim Idrizin, Blerim Berishën dhe Sadri Ademin, të cilët kanë nënshkruar kontrata njëvjeçare. E shumë i lumtur me marrëveshjen e arritur është shprehur qendërmbrojtësi Berisha.

Ky i fundit falënderoi klubin për mundësinë që po i jep për të treguar vlerat e tij. “Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare me Trepçën ’89. Jam i kënaqur që do të vazhdoj ta bartë fanellën e këtij klubi. Kryesia është treguar shumë korrekte dhe më duhet ta falënderoj”, deklaroi Berisha për Tribunën.

Të kujtojmë që Trepça ’89 edhe në edicionin e ardhshëm do të drejtohet nga trajneri, Gani Sejdiu. Mitrovicasit nën drejtimin e tij, kampionatin e mbyllën në vendin e dytë të tabelës, me 58 pikë të tubuara. /Telegrafi/