Please enter at least 3 characters.

Trendi i ri: Sqetulla shumëngjyrëshe

2016/01/trendi-i-ri-sqetulla-shum-euml-ngjyr-euml-she_2_hd.jpg

Femrat kanë vetëm një shekull që depilojnë sqetullat-përpara përhapjes së fustaneve pa mëngë dhe reklamës së një pudre depilatore në revistën Harper’s Bazaar- pasi më përpara sqetullat e tyre ekspozoheshin shumë rrallë në publik.

Tashmë, 100 vite më vonë, nëse një e famshme shihet me sqetulla të padepiluara, vërshojnë lajmet dhe batutat.

Nuk është diçka e re fakti që femrat vendosin të mos depilohen, për arsye të ndryshme. Por një trend i ri që ka nisur një parukiere nga Seattle, e ngre në një tjetër nivel sqetullën e padepiluar. Ajo u jep ngjyra të ndezura qimeve të sqetullave dhe e quan këtë një “veprim të drejtpërdrejt feminist”.

“Duke patur sqetulla me qime, unë ushtroj të drejtën për të bërë zgjedhjet e mia për trupin tim,” thotë Hunt, përcjell Anabel.

Ajo leu sqetullat e koleges së saj në ngjyrë akuamarinë të ndezur dhe e postoi atë në blogun e saj. Nga ajo ditë, hashtaget #dyedpits dhe #ladypithair kanë filluar të përhapen gjerësisht.

/Telegrafi/